Shqipëria do të lejojë ndërtimin e një hidrocentrali në territorin e saj, i cili do të prodhojë energji për Kosovën.
Hidrocentrali synon të rritë sigurinë energjetike në Kosovë, e cila 90% të burimeve të energjisë i ka nga qymyri, ndërsa 90% e prodhimit të energjisë në vendin tonë është nga uji.
Burime zyrtare për televizionin Klan thanë se projekti i ndërtimit të një hidrocentrali për vendin fqinj do të zyrtarizohet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në mes të këtij muaji.
Mbledhja në qytetin e Shkodrës së kabintetit Rama ? Hoti do t?i hapë rrugë po ashtu edhe firmosjes së marrëveshjes për nisjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e një linje hekurudhore Tiranë ? Prishtinë.
Ky projekt vjen disa muaj pasi pala kosovare ka firmosur një marrëveshje të ngjashme për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë ? Beograd.
Një pikë tjetër dikutimesh do të jetë edhe funksionimi i pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
Aktualisht Prishtina zyrtare nuk ka miratuar vendimin për të autorizuar zhdoganimin e mallrave në Shqipëri, por kamionët duhet të udhëtojnë përmes një sistemi tranzit dhe të zhdoganohen në Kosovë.
Pjesë e marrëveshjeve që do të firmosen janë edhe njohja e përbashkët e çertifikatave të produkteve bujqësore, diplomave dhe lejeve të punës.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/